Çfarë është varësia nga drogat

Me varësinë ndaj drogave, nënkuptohet fakti, kur një  person nuk mund të ndërprej përdorimin e drogës pavarsisht dëshirës dhe vullnetit për ta ndërprerë.  Motivi-Nxitja për të përdorur drogë, është aq i fortë sa që është shumë e vështirë për ta kontrolluar  edhe pse  personi është i bindur për dëmet që është duke i shkaktuar droga.

Kur njerëzit fillojnë të përdorin drogë , ata nuk mendojnë se do të bëhen të varur. Ata e pëlqejnë shumë mënyrën se si drogat i bejnë të ndihen. Thjeshtë,  kanë besim se mund ta kontrollojnë drogën; ata besojne se mund të përdorin drogë aq sa duan dhe kur duan. Por, drogat shkaktojnë ndryshime ne tru dhe trup, kështu që pas një kohe personat kanë nevojë të përdorin drogë për tu  ndier normal ose si para fillimit të përdorimit të drogës. Kjo është varësia ndaj drogave e cila mund të shfaqet shumë shpejtë dhe të zgjatë gjatë gjithë jetës.

Varësia mund te vijë në atë shkallë, saqë bëhet më e rëndesishme sesa nevoja për të ngrënë dhe për të fjetur. Nxitja-motivi per te siguruar dhe përdorur drogë vjen dhe bëhet e vetmja gjë për të cilën personi mendon; pra e zë cdo moment të jetës së personit. Varësia zëvendësohet me të gjitha gjërat që personi më parë gjente kënaqesi. Personi i cili eshte i varur mund të bëjë pothuajse gjithcka, të gënjej, vjedh, lëndoj njerëz etj, vetëm për të siguruar drogë. Për këto sjellje personi mund të arrestohet.

Duhet theksuar se varësia është sëmundje, sikurse diabeti dhe kanceri. Varësia nuk është thjeshtë një dobësi e personalitetit. Askush nuk është i shpëtuar nga varësia. Njerëz të të gjitha shtresave, të pasur ose te varfër mund të bëhen të varur. Varësia mund të ndodh në cfardo moshe, por zakonisht fillon kur personi eshte i ri.
Ekzistojnë dy forma të varësisë, varësia fizike dhe psikologjike. Varësia fizike nënkupton ndryshimet fiziologjike, që ndodhin në organizëm si rezultat i marrjes së rregulltë të drogave, si rrjedhojë organizmi mësohet me prezencën e drogës dhe ndërprerja e menjëherëshme e saj shkakton sindromën e tërheqjes (e njour si krizat).  Varësia psikologjike nënkupton sjelljet kompulsive apo shprehi e përdorimit të drogave për ta përmbushur nevojën psikologjike, ose tundimin të cilin është shumë e vështirë për ta mposhtur.

 

Share