Përdorimi drogave  e dëmton trurin

Drogat janë substanca psikoaktive të cilat veprojnë në tru duke shkaktuar efekte të ndryshme. Drogat të ndryshme, japin efekte të ndryshme. Disa droga arrijnë të ngrisin gjendjen emocionale të njeriut (drogat stimulante), disa kanë veprim qetësues (drogat depresante)dhe disa i bëjnë të shohin  gjëra dhe të dëgjojnë zëra të cilët realisht nuk ekzistojnë (drogat halucinogjene). Duhet te keni parasysh, që këto efekte pozitive janë të përkohshme dhe pas një kohe përcillen me pasoja të cilat mund të zgjasin për një kohë edhe pasi personi e nderpren përdorimin e drogave ose mbeten dëmtime të përhershme.

Përdorimi i drogave çrregullon funksionimin normal të trurit duke çrregulluar punën e neurotransmeterëve. Neurotransmeterët janë substanca kimike të trurit të cilat mundësojnë bartjen e informatave në tru dhe trupin tonë.
Kur personi përdor drogë, ai/ajo ka lejuar të “mësoj” trurin se drogat janë burim kryesor i kënaqësisë. Personi i varur nga drogat nuk ndien më kënaqësi nga jeta normale. Disa droga mund të shkaktojnë ndryshime në strukturën fizike të trurit. Këto dëmtime të trurit mund të ndikojnë në mënyrën se si ne sillemi dhe ndihemi me veten dhe botën që na rrethon.  

Disa droga mund te ndryshojnë shumë shpejtë gjendjen emocionale –disponimin. Ju bejne te ndiheni te piklluar, të zemruar ose te frikësoheni pa ndonje arsye të qartë. Drogat mund të ju bëjnë të silleni në mënyrë jo të zakonshme (te papershtatshme). Ju mund te reagoni më shumë se që duhet ndaj situatave ose problemeve të jetës së përditshme.  Ju mund te shihni gjëra ose dëgjoni  zëra të cilët realisht nuk ekzistojnë (halucinacionet).  Ju mund te mendoni se dikush dëshiron të  i’u lëndoj  (paranojat). Gjithashtu, ju mund të bëheni të dhunshëm-agresiv.

Perdorimi i drogave mund të dëmtoj aftësinë për të ndier kënaqësi ndaj gjërave. Kur ju beheni të varur nga drogat, gjërat që i’u bënin të ndiheshit mirë, psh takimi me shokë, shikimi i nje filmi, leximi etj, nuk ju bëjnë më të ndiheni mire si më parë. Zakonisht, ju mund  të filloni të ndieni përsëri këto kënaqësi, pasi të ndërpreni përdorimin e drogave, por kjo kërkon kohë.

 

Share