Aug30

“Një orë lezet e 100 vjet kiamet”

“Një orë lezet e 100 vjet kiamet”

Sa shpejt kaluan vitet,  e më të gjithqka ndryshoj sidomos jeta ime e cila është përplot perjetime si të mira po ashtu edhe të këqija. 

Në atë kohë në Kosovë ishim një familje gjashtë anetarëshe, po them gjashtë anetarëshe edhe pse u rritem pa babain. Babai shkoj në gyrbet kur unë isha femijë tre muajsh, shkoj për të punuar e ndihnuar nënen që të na siguroj gjërat e jetesës per te cilat ka nevoj ç’do familje, por fati nuk deshi ashtu sepse shkoj e shpejt na harroj, keshtuqë të gjitha premtimet që ja la nënës ishin të kota, asgje nuk bëri e nëna me gjithë ato mundime e vuajtje beri te pamunduren për  të na rritur, skolluar e mos të perjetojmë dhimbje apo të kemi lakmi në zemer.

Ne shkollë isha nxenes I shkelqyeshëm, e ajo më bënte të ndjehem mirë sepse nëna ne mua ishte krenare.
Vazhdova shkollën deri në  vitin e tretë  të gjimnazit e pastaj u detyrova ta lë sepse serbët nuk na lejonim të mesojmë gjuhen shqipe e na mbydhen shkollat, besa edhe shumicen e nxënsëve e helmuan.

Ishte nje kohë politike mjaft  kritikee e paduruar sepse në njeren anë na mbydhen shkollat e ne anen tjeter ishte edhe ora policor,  tërë diten nuk benim asgjë vetem rrinim në mahall me shokë e bisedonim për gjëra të ndryshme.
Nje ditë ishim si qdo ditë të tjera ne mahall kur na u bashkuan edhe tre shokë të tjerë të mahallës me të moshuar se ne,  te cilët ç’do të dyten apo të treten javë udhtonin nëpër evropë e kur e kthenin qafen e duart I kishin të mbushura me plot zinxhirë te arit, gjepat plot para.
Ata na tregonin se qfar jete jetonin atje e për q’kado që kan nevojë të gjitha I kan.. une vetem degjoja,  e zemra më rrihte si tupan… me thene të drejten gjithmonë ëndërroja një jetë pak sa më  të mirë sepse isha ende I ri e atë qfarë ëndërroja ishin edhe disa fjal te tyre.
Duke biseduar, njeri prej tyre më  tha se; po qe dua atëherë ata mbas dy dite  do të udhëtojnë  e mund te shkoj me ta! ufff… unë as që mendova dy herë e thash; po . Në atë kohë ; me pasaportë të ish Jugosllavisë mund të udhëtoje ku tëe doje ne evropë pa vizë. Në mbremje I tregova nenes. I thash se nuk do të rri shumë por në qoftëse do të gjejë punë atëherë do të punojë e do t’ju ndihmojë. Ashtu mendoja por mendimi e besimi im ishte gabim I papermisuar.  As që kisha iden, besoja në fjalët e tyre që do të me punësojn diku e do të kem jetë shumë më të mir, prandaj kjo ishte arsyeja pse morra rrugën e gyrbetit.
Ashtu filloj me mua, siq  thash shkova në përendim. Fillimi për mua ishte I panjohur, nuk dija as nuk kuptoja gjë.. bëja vetem atë qfarë më thonin  dhe dalëngadal fillova të përdorë t’gjitha llojet e drogave.

Pra lexues të dashur kjo është arsyeja që më dha vullnet të shkruaj, që sadopak kush do të  lexoj do ta kuptoj se realiteti nganjëherë është shumë I veshtirë e bën gabime që të lë pasoja gjatë tërë jetës, prandaj shpresoj se jeta ime reale do ti ndihnojë dikujt të kuptojë se ëndërrat nganjëherë të mashtrojnë , do të humbasesh vetem pse beson në fjalët e dikujt që mendon se e ke shokë e kur ta kuptosh se ato fjalë të bejnë vetem të vuash pastaj mund të jetë vonë e c’do ditë do të mallkosh veten kur ke filluar.
Nuk dua shumë ta zgjasë në detaje, por do të shkruaj shkurtimisht  që atë gabim e besim që bera unë të mos e beje askush.. sidomos kjo eshte nje lloj mesazhi per rininë tonë që të mendojnë e kuptojnë se jeta ka shumë e shumë bukuri tjera sesa të jetosh një jetë si unë,  tërë jeten te vuash..
Miqet e mi , me drogë jo vetem që do ta shktërrosh jeten por do ti shkatërrosh edhe familjen e njerëzit  të  cilet të duan, do të përfundosh si një hien që nuk di gjë vetëm ta këtë atë qfar I nevojitet. DROGA do ta zotëron jeten e do të vie dita kur nukë do të gjesh zgjedhje apo rrugdalje  nga kjo. Prandaj me thëllësi të zemrës të lutem TY që e lexon mesazhin tim mos ja nis asaj rruge qfar unë e pata , e mos beso në fjalët e dikujt që të duken të ëmbla e në fund behen aq djegëse saqë atë djegeje nuk do ta heqësh kurr nga jeta jote. Siq e dini një fjalë e vjeter thotë ,,një orë lezet e 100 vjet kiamet”

Për më shumë që deshiron të dish për jeten time e për pasojat që ti lë DROGA , lirisht pyetni ,në qdo pyetje do të kesh pergjigjen e duhur, këtu jemi për të gjithë, jemi qe t’ju ndihmojmë të mos ju takon një jetë e tillë si mua e shumë te tjerëve.

Comments (10)

Leave a comment

You are commenting as guest. Optional login below.