Sep01

Lansohet web-faqja www.Drogat.Info

Lansohet web-faqja www.Drogat.Info

Projekti i quajtur “Fakte mbi drogat”  ka për qëllim informimin dhe edukimin e të rinjëve dhe të interesuarve të tjerë (prindërit, edukatorët, etj ) për drogat dhe për pasojat shëndetësore, sociale dhe ligjore që sjell përdorimi i drogave. 

Kjo web-faqe është zhvilluar nga OJQ “Labyrinth” dhe është mbeshtetur nga granti i Kosovo Innovations Lab.
Nga përvoja jonë në fushen e tretmanit dhe parandalimit të drogave, dimë se jo vetëm mungesa e njohurive mbi drogat por edhe informimi i gabuar mund të qoj në veprime të gabuara të përdorimit të drogave te të rinjtë.

Prandaj kjo web-faqe është hapur me qëllim që të informoj sa më saktë për drogat duke i thyer disa nga keqkuptimet rreth drogave si për efektet pozitive ashtu edhe për ekzagjerimet e efekteve negative, që vijnë si rezultat i shtrembërimit të fakteve. Përmes forumit interaktiv,  i cili ekziston në kuader të kësaj web-faqe, të rinjtë dhe të interesuar të tjerë do të kenë mundësinë e shtruarjes së pyetjeve specifike direkt në forum dhe ne do tu përgjigjemi nga përvoja jonë profesionale.

Ne do të vazhdojmë të jemi në zhvillim e sipër te web-faqes, nëse keni ndonjë koment apo sygjerim ju lutem na shkruani në email adresen  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Comments (2)

Leave a comment

You are commenting as guest. Optional login below.