Aug23

Përshkrim i shkurtër i situatës lidhur me drogat ne Kosove

Përshkrim i shkurtër i situatës lidhur me drogat ne Kosove

Problematika e drogave ne Kosove është relativisht fenomen i ri. Si ne kuptimin e zvogëlimit te ofertës, po ashtu edhe ne zvogëlimin e kërkesës. Edhe pse janë shume subjekte qe kane informacione mbi drogat, nuk ekziston një studim i mirëfillte dhe gjitheperfshires qe do te tregonte dimensionin e vërtetë te problemit mbi drogat.

Sipas te dhënave te ish RSFJ-se, ne vitin 1978, ne Kosove nuk ka qene asnjë përdorues i drogës i regjistruar.  Ndërsa ne vitin 1985, ne Kosove kane qene te regjistruar 71 përdorues te drogave.

Ne vitin 2008, ne bashkëpunim me Organizatën Botërore te Shendetesise (WHO), Fondin e Kombeve te Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) dhe Fondin e Kombeve te Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) zyret ne Kosove, u zbatua studimi i vlerësimit dhe reagimit te shpejte (RAR) tek te rinjtë, përdoruesit intravenoz te drogave dhe tek te burgosurit (Brisonn, Arenliu dhe Platais, 2009). Madhësia e mostrës ishte e përberë prej 1 302 personave te anketuar te moshës 15-24 vjeçare.  Rezultatet nga ky studim tregojnë se përdorimi i përhershëm i kanabisit dominonte tek te rinjtë (5.5%), pastaj tek femrat e reja (2.2%), ndërsa tek ata te moshës nga 20 deri ne 24 vjet si dhe tek ata qe janë me te rinj se 18 vjeçar (1.7%). Shumica e te rinjve kane deklaruar se kane filluar te konsumojnë kanabis ne moshën 17 vjeçare, pa ndonjë dallim ne baza gjinore. Përdorimi i ekstazise u raportua nga 0.6% e te rinjve te intervistuar, gjersa përdorimi i heroinës dhe amfetaminës (apo ndonjë lloj tjetër te dopingut) nga 0.4% e mostrës. Perafersishte, 0,2 % e te rinjve te intervistuar e kane pranuar se kane provuar kokainen, ndersa 2.6 % e te   intervistuarve, raportuan përdorimin e drogave farmaceutike siç janë Trodon, Tramal, Bensedin, Fortral, Velron dhe Methadone/Hepthanone, te siguruara ne mënyrë ilegale. Te rinjtë pranuan se filluan marrjen e këtyre medikamenteve ne moshën 13-20 vjeçare,  ndërsa mosha mesatare e fillimit te përdorimit është 17 vjeç.

Sipas te dhënave te OJQ-se Labyrinth, e cila merret me parandalimin dhe trajtimin e përdorimit te drogave, ne databazen e tyre, figurojnë mbi 1000 persona te varur nga droga.  Ne krahasim me vitet paraprake ka pasur një ngritje te dyfishte te përdoruesve te drogës  prej 100%. Sipas vlerësimit te kësaj organizate numri i përdoruesve te drogës është duke u rritur gjithnjë , ndërsa mosha mesatare e fillimit te përdorimit te drogës është ne rënie si dhe vërehet shtrirja nga qytetet  e mëdha ne periferi dhe paraqitja dhe përdorimi i drogave te reja.

Problematika e përdorimit te drogës

Deri me tani  nuk ekziston një vlerësim përafërt mbi numrin e përdoruesve te drogave ne Kosove.  Sipas mendimit te eksperteve kombëtare, numri i përdoruesve te heroinës (përdorues problematik te drogës), është 3000 deri ne 5000. Ndërsa, numri i atyre qe eksperimentojnë me   lloje te ndryshme te drogave ehte shumëfish me i madh. Disa publikime siç është raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, (DASH, 2009) po ashtu i referohen shifrës prej 3000-5000 te përdoruesve te drogës. 
Mungesa e te dhënave te besueshme vjen si rezultat i vështirësive  qe paraqiten ne koordinimin dhe shkëmbimin e informatave ndërmjet te gjithë akteve përkatës te involvuar ne ceshtjen e problematikes se drogave, si dhe mungesës se eksperiencës për te bere parashikime mbi numrin e përdoruesve te drogave ne vendin tone.
Trajtimi i drogës ne Kosove, momentalisht ofrohet nga dy subjekte kryesore: Qendra klinike Universitare-klinika psikiatrike dhe OJQ Labyrinth. Ato me se shumti ofrojnë shërbime te detoksifikimit (pastrimit te drogës nga organizmi), trajtim psiko-social dhe trajtim me medikamente te ndryshme. Duke u bazuar ne informatat e siguruara nëpërmjet intervistave me informante kyç, ne kliniken psikiatrike ne Prishtine, çdo vit trajtohen rreth 80 paciente, ndërsa OJQ Labyrinth qe nga fillimi i punës, ka ofruar trajtime ambulatore për me shume se 1000 përdorues te drogës.

Vdekjet e shkaktuara nga drogat

Nuk ekzistojnë te dhëna te sakta mbi numrin e te vdekurve nga drogat ne Kosove. Te dhënat zyrtare mbi vdekjet e shkaktuara nga drogat janë relativisht te dobëta, faktikisht inekzistente.
OJQ Labyrinth posedon një regjistër dhe mban te dhënat e te gjitha rasteve te vdekjes ne mesin e klientëve te regjistruar. Informacionet mbi vdekjet e mundshme janë raportuar nga klientët dhe janë vërtetuar nga familja përkatëse dhe policia. Sipas informatave ne dispozicion ne ketë qendër, dy përdorues te drogave kane vdekur ne vitin 2004, tre ne vitin 2006, një ne 2007, nga pese ne 2008 dhe 2009, 15 ne vitin 2010 dhe 16 ne vitin 2011. Supozohet se te gjitha këto raste ishin nxitur ose shkaktuar nga droga.

Comments (0)

Leave a comment

You are commenting as guest. Optional login below.