KODI  PENAL I KOSOVËS

Sanksionimi ligjor për narkotik

Legjislacioni penal i aplikuar në Kosovë në kodin penal te Kosovës veprat me narkotik i sanksionon ne tri nene ne atë:
Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe e substancave psikotropike Neni 229
(1) Kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim shitje, shpërndarje ose ofron për shitje substanca a preparate të cilat janë shpallur të rrezikshme, narkotikë dhe substanca
psikotropike dënohet me gjobë dhe me burgim prej një deri në pesë në vjet.
Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe i substancave psikotropike
Neni 230

(1) Kushdo që pa autorizim kultivon, prodhon, përpunon, ekstrakton ose përgatit substanca a preparate që janë shpallur të rrezikshme si narkotikë ose substanca psikotrope me
qëllim për shitje, shpërndarje ose ofrim për shitje dënohet me gjobë dhe burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotropike apo analogëve të rrezikshme
Neni 231

(1) Kushdo që administron me narkotikë, me substanca psikotropike ose analoge dhe, për shkak të detyrës që ka, lehtëson sigurimin ose përdorimin e tyre në kundërshtim me ligjin,
dënohet me burgim prej gjashtë muajve deri në pesë vjet.

 

Share