Articles

Informata për prindër

Prindërit zakonisht nuk mund të imagjinojnë që fëmijet e tyre mund të përdorin drogë. Pavarsisht faktit, se mund te jete mjaftë e frikshme të mendosh që femija juaj perdor alkool ose droga të tjera, përdorimi i drogave në mesin e të rinjëve është një realitet i padëshiruar.  Mirëpo, nuk duhet lejuar, qe frika te ju ndaloj te ndermerrni hapat e nevojshëm për ta ndihmuar fëmijen tuaj. Drogat mund të gjenden gjithë andej, prej qyteteve te mëdha e deri te vendet e vogla. Gjithashtu, drogat përdoren prej moshave, racave, gjinisë dhe gjendjes sociale- ekonomike te ndryshme.

Kur flisni me femijet tuaj lidhur me drogat, duhet te jeni shumë te qartë dhe konkret  kur i shpjegoni per efektet dhe pasojat e perdorimit te drogave.  Ju duhet te jepni informata te drejta lidhur me drogat; as mos iu shmangni fakteve por edhe mos shkoni deri ne shpjegime te cilat kanë për qëllim ta frikesojnë femijën. Informatat jo te drejta mund te demtojnë vertetesinë e asaj që thoni dhe kjo i bënë fëmijët që të mos iu besojnë kshillave tuaja. Njohuritë mbi drogat, llojet e tyre, efektet dhe pasojat e përdorimit, eshte hapi i parë i cili ndihmon fëmijët të mos përdorin drogë. Hapi i dytë, ndoshta më i rendesishmi është që të flasim me femijët sa më herët rreth rrezikut të perdorimit të drogave. Gjithashtu, femijet gjithnjë duhet paralajmëruar për mundësinë e varësisë nga drogat.

Ju duhet tu krijoni femijeve mundesi per diskutime te hapura, ku femijet ndihen te lire per te shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre :

  • Prinderit duhet të kalojnë kohë cilësore me fëmijët e tyre në shtëpi dhe te marrin pjesë në aktivitetet jashtë shtëpisë.
  • Zgjedhni kohën e duhur për të folur me fëmijën tuaj dhe përpiquni të jeni prezent atehere kur femijet kane deshire dhe nevoje te flasin.
  • Prindërit arrijnë të njohin më mirë fëmijën e tyre duke i njohur dëshirat dhe interesat e fëmijës së tyre, shokët e tyre si dhe prindërit e shokëve të fëmijëve.
  • Flisni në mënyrë të qetë dhe përgatituni që fëmija juaj mund të rezistojë e sidomos kur është puna të flasin për cështje të ndieshme dhe të vështira, sic është përdorimi i drogave.
  • Fëmijët kanë nëvojë të dinë, që prindërit e tyre mund ti dëgjojnë më vëmendje dhe nuk do tu bërtasin ose godasin nëse ata flasin për ndonjë problem të tyre.  Fëmijët nuk mund të hapen për problemet e tyre nëse ata  e dinë që prindërit e tyre do te reagojnë në mënyrë agresive ose te panikohen.

 

Shenjat e  Identifikimit

Identifikimi i personave që përdorin drogë nuk është  edhe aq i lehtë, pasi  shenjat e personit i cili përdor drogë janë shumë të ngjashme me shenjat e depresionit. Prandaj, mënyra më e mirë për tu siguruar nëse fëmija juaj përdor drogë është testimi. Me anë të testeve ju mund të vërtetoni nëse fëmija juaj përdor drogë, dhe të kuptoni se për cilën drogë/a është fjala.

Ekzistojnë disa shenja të cilat mund të sugjerojnë se fëmija juaj është duke përdorur drogë. Këto shenja përfshijnë shenjat fizike, shenjat biologjike, dëshmitë fizike.

Shenjat fizike mund të jenë: skuqje e syve, koordinim i dobët fizik, zgjerim i bebëzave të syrit, pagjumësi, përgjumje dhe humbje e oreksit.

Evidencat fizike është një dëshmi e fuqishme për të iu treguar se fëmija juaj është i përfshirë në aktivitete që kanë të bëjnë më drogën. Gjetja e drogës në dhomën ose në gjërat e tij konsiderohet si problem i cili nuk duhet neglizhuar.
Një shenjë tjetër është edhe humbja e të hollave dhe gjërave të çmuara në shtëpi.

Së fundmi janë disa ndryshime në sjellje, fëmija irritohet lehtë, humb motivin për tu marrë me aktivitete të cilat më parë u kanë pëlqyer, i harrojnë gjërat,  depresiv, agresiv, ulje e performancës në shkollë, harxhojnë më pak kohë me familjen dhe fillojnë dhe shoqërohen me shokë të rinj bashkë me te cilët ndajnë interesa dhe dëshira të përbashkëta (siç janë drogat).


Nëse vëreni ndonjë ndryshim në njërën nga shenjat dhe sjelljet e shpjeguara më lartë, është përgjegjësi e juaja si prind të ndërmerrni hapat e nevojshëm për ti ndihmuar fëmijës tuaj.

 

Share