Articles


Çka është hepatiti B?

Hepatiti B është sëmundje e mëlçisë e cila e bën atë të zmadhohet dhe mos te kryej funksionet e tij siç duhet. Juve ju duhet një mëlçi e shëndetshme sepse ajo kryhen një sërë funksionesh që ju mban ju gjallë. Mëlçia sulmon infeksionet , ndalon hemorragjinë, eliminon drogat dhe helmet nga qarkullimi i gjakut . Gjithashtu  ajo është depo energjish për ju të cilat hyjnë në funksion kur trupi juaj ka nevoje për to.

 

Nga se shkaktohet hepatiti B?

Hepatiti B është sëmundje virale që do të thotë shkaktohet nga një virus i cili quhet virusi i Hepatitit B.

 

Si mund të merret hepatiti B?

Hepatiti B përhapet nëpërmjet kontaktit direkt me gjakun e një personi të infektuar, lëngut seminal (spermës),dhe lëngjeve të tjera të trupit.

 

Disa rruge nga ku mund te merret hepatiti B janë:

  • marrëdhëniet seksuale me një person të infektuar pa përdorur kondom (prezervativ)
  • duke përdorur te njëjtën shiringë dhe mjetet për zierjen dhe marrjen e drogës
  • gjatë bërjes se tatuazheve dhe vendosjes së pirsing duke përdorur mjete jo sterile ose të përdorura nga shume njerëz më parë.
  • Shpimi me instrumentet mjekësore te kontaminuar (punonjësit e shëndetësisë janë më të rrezikuar nga kjo mënyrë infektimi)
  • duke përdorur të njëjtën furçë dhëmbësh ose brisk rroje me personat të infektuar.
  • Tek dentisti ku nuk respektohen rregullat e sterilizimit te aparaturave, gjate transfuzionit nëse gjaku nuk është i testuar
  • Një grua e infektuar mund t'ia kaloje hepatitin B fëmijës gjatë lindjes ose gjatë ushqyerjes me gji

 

Ju nuk mund te merrni hepatitin B nga:

  • Shtrëngimi i duarve me një person të infektuar
  • Përqafimi me një person të infektuar
  • Ulja afër me një person të infektuar

 

Cilat janë shenjat e hepatitit B?

Hepatiti B mund t'iu bëj ju të ndiheni sikur keni grip.

Ju mund:

  • te ndiheni të lodhur
  • te keni te përziera
  • te keni temperature të larte
  • te keni humbje të oreksit
  • te keni diarre(barkqitje)

Disa njerëz kanë

  • urinim me ngjyrë të erret si çaj
  • feces (jashtëqitje) me ngjyrë të zbardhur
  • zverdhje te syve dhe lëkurës

Disa njerëz nuk kanë fare shenja.
Ne qofte se ju keni ndonjë nga shenjat e lartë përmendura ose mendoni se mund te jeni infektuar nga hepatiti B, ju duhet të takoni doktorin specialist.

 

Si mund te mbrohem nga infektimi?

Vaksinimi është një mënyre mbrojtje. Vaksina është një ilaç të cilën ju e merrni kur jeni i shëndetshëm dhe ju mbron ju mos të infektoheni. Ajo përgatit organizmin tuaj të sulmoje të tilla viruse, në rastin konkret hepatitin B.
Vaksina e hepatiti B jepet duke u bërë në tre doza. Ç'do i porsalindur duhet të marre vaksinën e hepatitit B, të cilën e marrin pas 12 orëshit të parë të lindjes. Dozën e dyte të vaksinës e marrin pas 1ose 2 muajsh dhe dozën e tretë e marrin ne periudhën 6-8 muajsh..
Fëmijët më të rritur dhe të rriturit gjithashtu mund të vaksinohen. Ato mund ti marrin te tre dozat çdo 6-muaj nga njëra-tjetra.
Ju duhet patjetër ti merrni te tre dozat që të imunizoheni ndaj hepatitit B ( të jeni të mbrojtur)

 

Ju gjithashtu mund të mbroni vetën ndaj infektimit

  • Te përdorni kondom gjatë marrëdhënieve seksuale sidomos kur keni me shume se një partner.
  • mos përdorni shiringën të përdorura më parë.
  • vishni doreza kur manipuloni ose duhet te prekni gjakun ose plagët e dikujt tjetër.
  • mos përdor furçën e dhëmbëve dhe briskun e rrojës të një personi të infektuar.
  • Sigurohu që mjetet e bërjes së tatuazheve dhe vendosjes së pircingut të jenë sterile, të pa përdorura më parë.

 

Share