Articles


Çka është virusi HIV?

Virusi HIV është një virus që sulmon sistemin e imunitetit të trupit. Sistemi juaj i imunitetit  ju mbron nga sëmundjet. Nëse ai dëmtohet,  ju sëmureni. Infektimi me virusin HIV zhvillohet ngadalë. Ju mund të ndiheni të shëndetshëm për disa vite me radhë. Por një infeksion me virusin HIV që nuk trajtohet kalon në SIDA. SIDA është një sëmundje vdekjeprurëse.

Kur një person me virusin HIV kalon në SIDA, sistemi i tij imunitetit  dobësohet shumë. Kjo mund të çojë në infeksione dhe sëmundje që kërcënojnë jetën.
Virusi HIV përhapet nëpërmjet kontaktit seksual dhe gjakut të infektuar. Prezervativët janë mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi HIV.

 

Si përhapet virusi HIV?

  •  Nga seksi i pambrojtur.
  •  Nga kontakti i drejtpërdrejtë me gjakun e infektuar.
  •  Nga përdorimi i përbashkët i gjilpërave të injeksioneve.
  •  Nga nëna te fëmija gjatë lindjes ose gjatë ushqimit me gji.

 

Ju nuk mund të infektoheni nga:

  • Kontakti me lëkurën, nga përqafimet, ledhatimet ose nga prekja.
  • Nga përdorimi i përbashkët i enëve të kuzhinës, nga ushqimi ose pijet.
  • Përdorimi i përbashkët i një saune ose notimi në të njëjtën pishinë.
  • Nga përdorimi i së njëjtës banjë ose dush.

 

Çdokush mund të infektohet me virusin HIV

     Burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar.
     Çdokush mund të infektohet nga virusi  HIV dhe ai gjendet kudo në botë.

 

Share