Për herë të parë në Kosovë, me datë 26.04.2012, në Ambulancën Specialistike Psikiatrike “Labyrinth” në Prishtinë, ka filluar implementimi i Terapisë Mbajtëse me Metadon, për personat e varur nga heroina. Ky program është falas dhe zhvillohet në kuadër të projektit të Fondit Global për parandalimin e HIV-it/Raundi i 7-të, i cili implementohet nga organizata CDF ( Community Development Fund ) , në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë. Pas vlerësimit të bërë nga komisioni prej pesë anëtarësh (psikiatri, mjeku, infermierja, psikologu dhe punëtori social) dhe në bazë të kritereve dhe rregullave te parapara në Protokollin e Punës të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë, deri me tani në Programin e Terapisë Mbajtëse me Metadon, ne qendren Labyrinth, janë kyçur 63 persona. Disa prej tyre jan terhequr nga programi, keshtuqe per momentin ne vazhdojne ta marrin terrapine 42 persona.