Artikuj

Nov01

Ku mund të testoheni per Infeksionet dhe drogat

Categories // Artikuj

Ku mund të testoheni per Infeksionet dhe drogat

Testimi për HIV, Hepatit B dhe C

Ne Kosove ekzistojnë disa qendra për KTV (Këshillim dhe Testim Vullnetar) ku ju mund te testoheni: OJQ Labyrinth ne Prishtine si dhe dy qendrat e saj ne Prizren dhe Gjilan, IKSHPK( Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik te Kosovës si dhe Klinika Infektive ne Prishtine. Përveç testimeve këto qendra ofrojnë edhe këshillime ne lidhje me këto sëmundje. Testimi është anonim dhe konfidencial, qe do te thotë ju mund te testoheni pa e dhen identitetin e juaj (pa emër dhe mbiemër), po ashtu rezultatet e juaja nuk ka mundësi t’i dijë dhe as t’i marre askush po teje. Testimi dhe këshillimi është falas për te gjithë.

Nov01

Drogat: GHB

Categories // Artikuj

Drogat: GHB

Çfarë është GHB?

GHB (gamma hydroxybutyrate) hyn në grupin e drogave depresante. Drogat depresante nuk nënkuptojnë se ato e bëjnë personin që I përdorë të ndihet në depresion. Drogat e quajtura droga depresante janë ato droga që ngadalsojnë aktivitetine e sistemit nervor qendror. Në kategorinë e drogave depresante perfshihen edhe këto droga: Heroinë, Alkohol, Benzodiazepine, Morfinë, Metadone.

Sep01

Lansohet web-faqja www.Drogat.Info

Categories // Artikuj

Lansohet web-faqja www.Drogat.Info

Projekti i quajtur “Fakte mbi drogat”  ka për qëllim informimin dhe edukimin e të rinjëve dhe të interesuarve të tjerë (prindërit, edukatorët, etj ) për drogat dhe për pasojat shëndetësore, sociale dhe ligjore që sjell përdorimi i drogave. 

Kjo web-faqe është zhvilluar nga OJQ “Labyrinth” dhe është mbeshtetur nga granti i Kosovo Innovations Lab.
Nga përvoja jonë në fushen e tretmanit dhe parandalimit të drogave, dimë se jo vetëm mungesa e njohurive mbi drogat por edhe informimi i gabuar mund të qoj në veprime të gabuara të përdorimit të drogave te të rinjtë.

Aug30

Terapia Mbajtese me Metadon

Categories // Artikuj

Terapia Mbajtese me Metadon

Për herë të parë në Kosovë, me datë 26.04.2012, në Ambulancën Specialistike Psikiatrike “Labyrinth” në Prishtinë, ka filluar implementimi i Terapisë Mbajtëse me Metadon, për personat e varur nga heroina. Ky program është falas dhe zhvillohet në kuadër të projektit të Fondit Global për parandalimin e HIV-it/Raundi i 7-të, i cili implementohet nga organizata CDF ( Community Development Fund ) , në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë. Pas vlerësimit të bërë nga komisioni prej pesë anëtarësh (psikiatri, mjeku, infermierja, psikologu dhe punëtori social) dhe në bazë të kritereve dhe rregullave te parapara në Protokollin e Punës të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë, deri me tani  në Programin e Terapisë Mbajtëse me Metadon, ne qendren Labyrinth, janë kyçur 63 persona. Disa prej tyre jan terhequr nga programi, keshtuqe per momentin ne vazhdojne ta marrin terrapine 42 persona.

Aug23

Përshkrim i shkurtër i situatës lidhur me drogat ne Kosove

Categories // Artikuj

Përshkrim i shkurtër i situatës lidhur me drogat ne Kosove

Problematika e drogave ne Kosove është relativisht fenomen i ri. Si ne kuptimin e zvogëlimit te ofertës, po ashtu edhe ne zvogëlimin e kërkesës. Edhe pse janë shume subjekte qe kane informacione mbi drogat, nuk ekziston një studim i mirëfillte dhe gjitheperfshires qe do te tregonte dimensionin e vërtetë te problemit mbi drogat.

Sipas te dhënave te ish RSFJ-se, ne vitin 1978, ne Kosove nuk ka qene asnjë përdorues i drogës i regjistruar.  Ndërsa ne vitin 1985, ne Kosove kane qene te regjistruar 71 përdorues te drogave.